Vidalit i shfaqet një problem i madh

Mesfushorit të Barcelonës, Arturo Vidal, i janë sekuestruar katër prona në Torino, shkaku i borxheve të papaguara.

Sport

08/01/2019 23:56

Problemet për Arturo Vidal nuk kanë të ndalur, si brenda fushës po ashtu edhe jashtë saj.

Një borxh prej afër 18 mijë eurove,  i ka kushtuar mesfushorit kilian, të cilit i janë sekuestruar katër prona nga Gjykata e Torinos.

Në media shpjegohet se borxhi fillestar ishte prej 17 mijë eurove, por ata janë rritur gjatë procedurave gjyqësore, ndërsa një paralajmërim përfundimtar 31 vjeçarit i është dërguar pak para fundvitit të kaluar, të cilin duket se ai e ka injoruar.

Kilani tani është pjesë e Barcelonës, por kaloi katër sezone në Serie A, duke fituar katër tituj kampioni me Juventusin./Lajmi.net/