Vida falënderon Zotin që i shënuan gol Kosovës

Domagoj Vida ishte golashënuesi i vetëm në sfidën që Kroacia e mposhti 1:0 Kosovën.

Sport

03/09/2017 16:59

Ai pas ndeshjes, ka thënë se e kishin shumë të vështirë ta fitonin ndeshjen ndaj Kosovës, sidomos pas kushteve të rendura pas shiut të rënë në Zagreb.

“Ne luftuam deri në minutën e fundit. Ishte shumë e vështirë. Unë kurrë nuk kam luajtur një ndeshje të tillë në dy ditë, por falë Zotit ne kemi arritur të shënojmë. Terreni ishte shumë i vështirë dhe falënderoj ata që punuan për ta riparuar. Falënderoj edhe tifozët që janë kthyer në stadium”, ka deklaruar Vida.

Mbrojtësi ka treguar edhe atë që ndodhi në zhveshtore pas pjesës së parë, kur rezultati ishte 0-0.

“Trajneri në pushimin e pjesës së parë nga tha që të vazhdojmë pa nervozizëm. Ne bëmë kështu dhe në fund jemi të lumtur”./Lajmi.net/