Vetura anti-trafik

Rrugët e qyteteve të mëdha mund të kthehen në një makth për drejtuesit e veturave për shkak të trafikut që krijohet shpeshherë.

Auto & Tek

25/03/2017 10:10

Ky problem haset kryesisht nga veturat tip Jeep, të cilat kanë më tepër vështirësi për të parakaluar veturat e tjera.

Por një Jeep i ri i quajtur “Hum”, duket se nuk do ta ketë këtë problem. Prodhuesit e saj të frymëzuar ndoshta nga “Gadget mobile” tek filmi “Inspektori Gadget” kanë krijuar edhe një makinë që mund të avancojë në radhët e trafikut edhe kur rrugët janë të mbushura plot.

Rrotat e kësaj makine kanë aftësi që të hapen dhe më pas “Hum” ngrihet mjaftueshëm sa për t’i kaluar sipër veturave të tjera.