Vetëm këto dy skuadra mund ta transferojnë Cristiano Ronaldon

Cristiano Ronaldo është “bomba” e ditës.

Sport

16/06/2017 18:05

Dëshira e tij për t’u larguar nga Real Madrid, është tema kryesore e medieve sportive gjithandej nëpër botë.

Portugezi është ngopur me problemet me ligjin spanjoll, ku akuzohet për evazion fiskal.

32 vjeçari ka vendosur të largohet nga Real Madrid, dhe çmimi që skuadra mbretërore ia ka vendosur atij, është 400 milionë euro.

Mediet në Spanjë raportojnë se vetëm dy skuadra janë të gatshme të paguajnë këtë shumë.

Bëhet fjalë për Manchester United dhe PSG./Lajmi.net/