Veseli: Komandant Drini ka qenë nën urdhrat e mia, më parë vdes se turpërohem

Kadri Veseli sot i është kundërpërgjigjur deputetes së Vetëvendosjes Drita Millakut, e cila e akuzoi dje se është fajtor për vrasjen e Komandant Drinit.

Lajme

07/12/2017 16:22

Veseli ka thënë, se duhet pasur fakte për çka disa deputetë, e sidomos ata të Vetëvendosjes, po i drejtojnë gishtin.

“Edhe dje edhe çdo herë po mundona ta them se qytetarët nuk e meritojnë një debat dhe gjuhë çfare po përdoret në Kuvend”, ka thënë ai.

“U befasova nga ti Dardan, për fjalimin që bërë, se ti dinë me pendorë edhe fjalorë çfare dinë ti. Kanë mundur të ndodhin gjëra që nuk janë aspak dinjitoze, por këto i kanë bërë të pabesët, kriminelet dhe të pamoralshmit”, ka thënë Veseli.

Ai ka thënë, se kur kanë akuza, deputetët, atëherë duhet t’u drejtohen organeve kompetente, e jo të bëjë me gisht e jo të fyejnë në Kuvend ndaj atyre që nuk kanë fakte për ato që i thonë.

Çdo njëri duhet të merr përgjithësi për atë që e thotë, e për këtë Veseli iu është drejtuar deputetit të Vetëvendosjen Dardan Molliqajt.

Veseli ka thënë, se prej që është fëmijë është akuzuar për gjëra të ndryshme, mirëpo thotë se duhet të përmbahet çdonjëri dhe të mos linçojnë pa fakte.

“Komandant Dirnin e kam njohur mirë, me 1999 kam qendru në maje të malit. Ka qenë nën urdhra të mija, kam qenë bashkë me të dhe veç me të, e ju veç folni e nuk dini asgjë. Unë besojë se njerëzit e kqijë dinë me fol gjithçka. Ai që shtinë, vetëm për një votë me i keqinformu qytetarët, po i shqetësojnë. Le ta haj dreqi këtë politike”, është shprehur Veseli.

“Nga janari do të jepen nënshkrime që të zbardhen e disa raste, unë ka me nënshkrua i pari këtë. Më vdekë po, por me u turpnu kurrë”, ka thënë ai.

“Gjykata Speciale është vitin e ardhshëm, pse mos me bë edhe një Gjykatë Speciale për me u zbardh këto raste… politikisht mos manipuloni të ecën vendi përpara”, ka thënë mes tjerash. /Lajmi.net/