Vendos kamera për të filmuar fantazmat, por kap të dashurën me të birin duke bërë seks

Një ngjarje interesante ka ndodhur në Australi, ku një burrë i cili ka vendosur kamera në banesë e tij për të kapur fantazma, po zbuloi në fakt një tjetër gjë sa interesante aq edhe të tmerrshme.

Fun

28/03/2017 01:57

Ai kapi të dashurën që e tradhtonte me të birin në krevat. Ngjarja ka ndodhur në Australi në muajin tetor kur burri instaloi një kamera me qëllim filmimin e fantazmave për të cilat ai dyshonte se shëtisnin nëpër banesën e tij. Kur pa filmimet, zbuloi se e dashura me të cilën jetonte prej 11 vjetësh bënte seks me të birin e tij, vetëm 16 vjeç, të lindur nga një grua tjetër.

Ai vendosi të tregojë të vërtetën dhe të telefonojë policinë pasi ligji dënon kryerjen e marrëdhënieve seksuale nën moshën 17 vjeç. Pasi u shpall fajtore, gruaja që për arsye të caktuara nuk përmendet emri i saj, u shpall fajtore nga gjykata. 28­vjeçarja u dënua me 6 muaj burg dhe u urdhërua të rehabilitohet 6 muaj të tjerë në një klinikë për seksin në Tasmani.

Gjatë procesit gjykatësi citoi, “Ti je kryesorja që duhet të mbajë përgjegjësi për çfarë ndodhi”. Ngjarja ka ndodhur kur gruaja ka shkuar në dhomën e të riut për ta pyetur rreth mësimeve. Marrëdhëniet mes tyre kanë qenë të tensionuara, mes njerkës dhe adoleshentit por ndodhi puthja e parë dhe deri seksi.

Kryefamiljari kishte vendosur në dhomën e të birit një kamera me qëllim për të filmuar aktivitete paranormale, por duke qenë se u nis për në punë e harroi kamerën ndezur.

Ndërkohë çifti kanë së bashku një foshnje 18­muajshe. Gruaja këmbënguli se gabimi i saj i vetëm ishte fakti se ajo nuk e dinte se mosha për seks në Australi ishte mbi 17­vjeç.