Vendimi i Ivanovit, vazhdojnë protestat sot
Vendimi i presidentit të vendit, George Ivanov, për amnisti të 56 figurave politike që janë nën hetim, të akuzuar për korrupsion dhe mashtrime, shkaktoi pakënaqësi të madhe tek qytetarët.

Lajme
Pesë ditë radhazi me iniciativë të lëvizjes “Protestoj” janë organizuar protesta masive përmes së cilave kërkohet dorëheqja e presidentit dhe shfuqizimi i vendit për amnisti. Pas një dite pushimi, protestat do të fillojnë përsëri sot prej orës 18:00.
“Bashkëluftëtarë dhe bashkëluftëtare, ditët e kaluar ishin intensive dhe të mundimshme, por edhe inkurajuese. Me protesta do të vazhdojmë sot me fillim prej orës 18:00, do të jemi më të koordinuar dhe do të kemi energji dhe forcë më të madhe”, thuhet në faqen e lëvizjes “Protestoj” në rrjetin social “Facebook”.
Krahas dorëheqjes së Ivanov, aktivistët e “Protestoj” kërkojnë tërheqjen e vendimit për falje të politikanëve, formimin e qeverisë për zbatimin e rekomandimeve nga raporti i Pribes si dhe organizimi i zgjedhjeve korrekte dhe demokratike.