Veçoria e re e Facebook që kontrollon atë që shohim së pari

Facebook duket i mërzitshëm kur nuk shfaqë të reja për miqtë tuaj më të mirë në faqen kryesore të të rejave. Për ta bërë këtë që të mos ndodh, Facebook është duke testuar një veçori të re të quajtur “See First”, e cila u vu re këtë mëngjes.

Auto & Tek

21/06/2015 19:40

Kur të ktheheni nga profili i ndonjë miku tuaj apo faqe, ju do t’i shihni postimet e fundit të shfaqura në krye të “News Feed”.

Kjo veçori mund të jetë një mënyrë shumë e mirë për reklamuesit të cilët dëshirojnë të sigurohen që faqja e të rejave të ndjekësve të mbushet përplot me përmbajtje të tyre. Dhe për përdoruesit, kjo mund të jetë mënyra më precize për të vendosur se çfarë shihni në Facebook, transmeton Lajmi.net.

Deri më tani, Facebook ju ka lejuar vetëm që të bëni miq, të ndiqni njerëz, të mos i ndiqni më disa dhe ndryshe, të klikoni flamurin “nuk dua ta shoh këtë” për ndonjë postues.

img_0909

Por, See First ju lejon që të zgjidhni njerëz dhe faqe për të cilat brengoseni dhe keni dëshirë t’i shihni së pari kur hyni në Facebook, në maje të ‘News Feed’.