Vdes, pasi tri vajzat martohen përnjëherë (Video)

Tri motrat nga Snellville e kanë shpërndarë një kujtim special me nënën e tyre në ceremoninë emocionale të martesës së tyre, bashkë.

Lifestyle

16/04/2017 12:14

Becky Swales donte që të jetonte sa për të parë vajzat e saj duke u martuar. Ajo dëshirë u realizua të dielën pasdite, ndërkaq luftën e saj me kancerin e humbi mëngjesin e së hënës, transmeton lajmi.net

Jodie, Sarah dhe Kaylie Swales, të gjitha të fejuara, planifikonin që të martoheshin në një ditë, pasi që e kuptuan se nëna e tyre kishte dhe pak muaj jetë.

Në javën e fundit, mjekët ju kishin thënë vajzave se ajo kishte vetëm edhe pak javë jete, kështu që ato vendosën të ndryshojnë planin e tyre. Ato e organizuan më herët ditën e dasmës, në mënyrë që të jenë të sigurta se nëna e tyre do t’i shohë.

“Jemi të lumtura që ajo është këtu, por njëkohësisht, kjo mund të jetë gjëja e fundit që bëjmë bashkë me të,” thotë Jodie për FOX 5.

“Është e mrekullueshme të jetë ajo këtu, por është e vështirë ta shohësh teksa vuan, derisa është këtu” thekson vajza tjetër Kaylie.

Babai i vajzave, Otis, shprehet: ” Është e vështirë, por jam krenar me vajzat e mia. Unë i lutem Zotit të më jep fuqi që ta përballoj çdo ditë.”

Becky vdiq menjëherë pas dasmës. /Lajmi.net/

YouTube player