Vazhdon vala e refugjatëve në Serbi, më shumë se 2.000 mbërritën sot në Miratovc

Rreth orës 13:00 në qytetin jugorë të Serbisë, në Miratovc, ka hyrë një kolonë e gjatë refugjatësh, në të cilën ka pasur më shumë se 2.000 njerëz.

Lajme

01/09/2015 19:44

Në qendrën e pritjes në Miratovc këtë mëngjes nuk ishte askush, por më pas, afërsisht në mesditë, mbërriti një grup i madh i refugjatëve, të cilët kërkonin ndihmën e nevojshme në kamp, shkruan N1, transmeton Klan Kosova.

Ata do të marrin rrugën për në Preshevë, ku presin të  pajisen me dokumentet e nevojshme dhe të vazhdojnë rrugëtimin e tyre të gjatë, drejt njërit nga vende perëndimore.