Varësja e dorës për siguri

Orat e mençura mund të jenë të mira, por njëkohësisht shumë të shtrenjëta për dikënd. Një firmë e quajtur Chirag Jagtiani, me bazë në Hong Kong, ka krijuar një varëse të dorës e cila ju lejon që ju të dërgoni mesazhe SOS shokëve apo familjes. Kjo varëse për siguri, mund të jetë më e mirë se orët e…

Auto & Tek

22/03/2014 21:11

Orat e mençura mund të jenë të mira, por njëkohësisht shumë të shtrenjëta për dikënd.

Një firmë e quajtur Chirag Jagtiani, me bazë në Hong Kong, ka krijuar një varëse të dorës e cila ju lejon që ju të dërgoni mesazhe SOS shokëve apo familjes.

Kjo varëse për siguri, mund të jetë më e mirë se orët e mençura. Ka shumë aplikacione të sigurisë për telefona të mençur. Disa operatorë telefonik ju lejojnë që të dërgoni mesazhe emergjent, disa nuk ju lejojnë. Të gjitha këto shërbime ju duhen juve të aktivizoni alarmin duke përdorur telefonin tuaj të mençur.

Çka nëse nuk mund ta bëni këtë me telefonin tuaj? Për këtë janë krijuar këto varëse të dorës, të cilat lidhen me njëra-tjetrën përmes bluetooth.

Për të aktivizuar shërbimin emergjent, ju duhet të shtypni një buton në varëse dy herë. Aplikacioni pastaj do të dërgojë mesazh çdo dy minuta tek truprojat tuaja, shokët apo familja.

Ky sms ju thotë atyre se ti ke nevojë për ndihmë dhe gjithashtu u dërgon koordinatat e lokacionit tuaj automatikisht.