Van Gaal nuk e përjashton transferimin e Ronaldos në United

Menaxheri i Manchester United, Louis van Gaal, nuk e ka përjashtuar një rikthim të Cristiano Ronaldos në ‘Old Trafford’.

Sport

22/11/2015 08:00

Van Gaal ka dhënë sinjele të forta se Manchester United janë të interesuar ta transferojnë Ronaldon.

“Jemi duke i përcjellur të gjithë lojtarët jo vetëm Ronaldon. Por këta lojtarë janë zakonisht të paarritshëm. Sa i përket Ronaldos , le të presim dhe të shpresojmë”, tha holandezi, transmeton BBC Sport.

Përveç United edhe Paris Saint-Germain janë të interesuar për transferimin e Ronaldos.