Van Gaal, favorit për ta zëvendësuar Moyesin

Louis van Gaal është favorit për ta zëvendësuar David Moyesin në Manchester United. ‘Djajtë e Kuq’ po mendojnë ta shkarkojnë trajnerin skocez dhe holandezi mund ta marrë në dorë klubin nga Old Traffordi në verë.

Sport

21/04/2014 22:25

Shkarkimi i David Moyes nga Manchester United është tashmë veç çështje orësh, dhe për këtë, qysh tash ka filluar të flitet për pasardhësin e tij.

Dhe, sipas mediave britanike, favorit për ta marrë pozitën e trajnerit skocez është holandezi Louis van Gaal.

Në bazë të kuotave të bastoreve, ai kuotohet me 4.00, për ta marrë në dorë ekipin nga Old Traffordi.

62 vjeçari ka kontratë me Federatën Holandeze të Futbollit deri pas përfundimit të Botërorit, ndërsa ai nuk e ka fshehur dëshirën për ta drejtuar një ekip anglez.

Përpos Van Gaal, është një listë e tërë e kandidatëve për t’i drejtuar ‘Djajtë e Kuq’. Pas tij gjendet Carlos Queiroz, me kuotën 5.50, ndërsa emrat tjerë që përmenden janë edhe Jurgen Klopp, Pep Guardiola e Diego Simeone.