Van Gaal e gëzon Januzajn

Trajneri i Manchester United, Louis Van Gaal ka gëzuar mjaft shumë lojtarin e skuadrës së tij, Adnan Januzajn.

Sport

10/08/2015 15:40

Van Gaal ka thënë se skuadra e tij nuk ka nevojë për të blerë sulmues, pasi ata tashmë kanë lojtarët si: Rooney, Hernandez, Januzaj dhe Wilson.

“Ne kemi mjaft sulmues si Rooney, Hernandez, Januzaj dhe Wilson. Një sulmues nuk është synimi jonë special për këtë verë”.

“Sidoqoftë, nëse na jepet rasti për të blerë ndonjë sulmues me cilëse më të mirë se lojtarët që kemi në skuadër, atëherë ne do ta bëjmë një gjë të tillë”, përfundoi holandezi.