Van Dijk: Nuk kemi frikë nga Man Utd

Liverpool do të përballen me Manchester United, në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Premierligës.

Sport

14/12/2018 18:21

Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për xhiron e 17-të në futbollin anglez dhe po pritet me padurim nga adhuruesit e futbollit.

Para këtij takimi ka folur edhe qendër mbrojtësi i Liverpool, Virgil van Dijk.

“E dimë se me kë do të përballemi. Kemi një ecuri të mirë dhe nuk do të frikësohemi nga asgjë, por duhet ta kemi parasysh rrezikun nga ta” ka thënë mbrojtësi për “Sky Sports”, transmeton lajmi.net.

“Ata kanë lojtarë të mirë, sidomos në fazën e sulmit, kështu që ne duhet të jemi gati për ta, por gjithashtu duhet ta luajmë lojën tonë dhe të sigurohemi që t’i mbajmë nën presion” ka thënë tutje holandezi.

Liverpoolit i duhet fitorja me çdo kusht në mënyrë që ta mbajë lidershipin dhe diferencën me Manchester City. /Lajmi.net/