Van Basten: Juventus apo Barcelona?

Legjenda e Holandës, Marco van Basten beson se Juventus mund ta mposhtë Barcelonën në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve.

Sport

04/06/2015 11:31

Marco van Basten beson se Juventus mund ta befasojë Barcelonën në finalen e Ligës së Kampionëve.

Bianconerët takohen me katalanët në Berlin të shtunën dhe holandezi thotë se italianët janë skuadër e rrezikshme.

“Me mbrojtje të mirë dhe të organizuar, dhe nëse kundërsulmojnë mirë, Juventus mund ta mposhtë Barcelonën”, deklaroi Van Basten.

“Unë isha në Athinë më 1994 kur të gjithë pritën që Barcelona të fitojë ndaj Milanit. Juventus mposhti Real Madridin në gjysmëfinale dhe kjo u ka dhënë vetëbesim se mund t’i mposhtin më të mirët. Ata e dinë se është e mundur, dhe unë mendoj se është e mundur”, u shpreh ai.