Valverde zbulon arsyen pse Messi ishte rezervist kundër Juventusit

Ernesto Valverde ka shpjeguar mungesën e Lionel Messit nga formacioni bazë në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve.

Sport

23/11/2017 09:45

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka shpjeguar mungesën e Lionel Messit nga formacioni bazë në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve.

“Messi ka luajtur shumë ndeshje dhe ne menduam se do të ishte më mirë që të luante në pjesën e dytë”, tha fillimisht Valverde për të përditshmen spanjolle, “AS”.

“Ne menduam se ndeshja do të ishte e mbyllur në fillim dhe do të hapej më shumë në pjesën e dytë. Kështu edhe ndodhi”, u shpreh në fund spanjolli. /Lajmi.net/