Valverde: Ky është kundërshtari që e dua në shortin e Ligës së Kampionëve

Ernesto Valverde thotë se çdo kundërshtar është i pranueshëm.

Sport

06/12/2017 10:46

Barcelona është kualifikuar si e para e grupit për në 1/16 me më të mirat e Evropës, ndërsa Ernesto Valverde thotë se çdo kundërshtar është i pranueshëm.

“Nuk e di se çfarë mund të ndodh në short. Do ta pranojmë çdo kundërshtar”.

“Plani jonë është të dominojmë ndeshjet dhe të krijojmë sa më shumë raste, duke mos pranuar që të rrezikojmë portën tonë”.

“Do të provojmë që t’i bëjmë gjëra sa më mirë. Nganjëherë luajmë bukur, nganjëherë jo” përfundoi tekniku katalanas.