Valverde gëzon tifozët e Barcelonës

"Ai kishte një dëmtim në fillim të sezonit, tani e ka një tjetër më të vogël dhe s'duhet të bëhet shumë zhurmë".

Sport

16/01/2018 19:06

Ernesto Valverde ka folur rreth dëmtimit të Ousmane Dembeles.

Ai ka thënë që s’duhet të bëhet shumë zhurmë për lëndimin e anësorit, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ai kishte një dëmtim në fillim të sezonit, tani e ka një tjetër më të vogël dhe s’duhet të bëhet shumë zhurmë”, deklaroi Valverde.

“Ne besojmë në djaloshin, i duhet qetësi dhe ne do ta ndihmojmë të rikthehet sa më shpejtë”, shtoi ai.

Pas dëmtimit të fundit, Dembele do të mungojë një muaj. /Lajmi.net/