Valon Behrami te skuadra e njohur e Series A

.

Sport

11/08/2017 23:01

Valon Behrami do të rikthehet sërish në ligën elitare italiane, Serie A.

Kështu ka konfirmuar babai futbollistit, Ragip Behrami, i cili ka thënë se mesfushori do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me mundësi të zgjatjes edhe për një.

“Valoni nga sot është lojtar i Udineses. Nesër udhëtojmë për në Udinese, për një kontratë 2 plus 1. Jemi të kënaqur”, ka thënë Behrami për kohënditore.

Futbollisti 32-vjeçar është lojtar i lirë pasi që skuadra angleze nuk po llogaritë në shërbimet e reprezentuesit zviceran.

Kujtojmë se më herët ka luajtur edhe për Hamburgun, Napolin, Fiorentinën, Lazion, West Ham Unitedin, Genoan, Veronan dhe Luganon.

1