Valencia nuk ka para për ta paguar Kondogbian

Geofrey Kondogbia është njëri mes tyre i cili pavarësisht paraqitjeve shumë të mira mesfushori mund të rikthehet tek Interi pas përfundimit të huazimit.

Sport

20/02/2018 12:44

Valencia ka nisur të planifikojë që tani merkaton për sezonin e ardhshëm dhe konfirmimi i disa lojtarëve mbetet ende në pikëpyetje.

Geofrey Kondogbia është njëri mes tyre i cili pavarësisht paraqitjeve shumë të mira mesfushori mund të rikthehet tek Interi pas përfundimit të huazimit. Blerja prej 25 milioë euro e tij është në dyshim pikërisht për çështje bilanci, pasi në ekip janë 4 lojtarë të huazuar me të drejtë blerjeje që kushtojnë shumë.

Vetëm Guedes i cili mund të blihet nga PSG do t’i kushtojë arkës së Valencias rreth 40-50 mln euro, ndaj dhe Kondogbia mund të sakrifikohet duke e rikthyer në Milano.