Valdes, objektiv i Bayernit

Victor Valdes është në kërkim të ekipit të ri, pasi u nda nga Barcelona. Për portierin spanjoll, interesim ka shprehur Bayern Munichu.

Sport

25/07/2014 12:58

Bayern Munichu është në kërkim të portierit të dytë, i cili do ta sfidonte portierin Manuel Neuer.

Klubi gjerman i kishte kërkuar portierët Perin e Navas, por pa sukses. Tash, ‘El Confidencial’ shkruan se gjiganti bavarez mund të vendos për Victor Valdes.

Portieri spanjoll u nda nga Barcelona pasi i skadoi kontrata, ndërsa tash është i lirë ta zgjedh skuadrën e re, ndërkohë që po punon të shërohet, pas lëndimit të rëndë në gju, që e pësoi sezonin e kaluar.

Pra, e ardhmja e Valdes mund të jetë në Munich, pasi në Monaco nuk arriti t’i kalonte vizitat mjekësore. Ai mund të takohet në “Allianz Arena” me ish trajnerin e tij, Pep Guardiola.