Vajzat e Sylvester Stallone bëjnë histori në Hollywood (Foto)

“Golden Globes” do të shkëlqejë tre herë falë tre vajzave të Sylvester Stallone – Scarlet, 14 vjeç, Sistine, 18 vjeç, dhe Sofia, 20 vjeç – të cilat do të ndajnë titullin e “Miss Golden Globe” për çmimet e 2017.

ShowBiz

12/11/2016 08:45

Presidenti i Shoqatës së Shtypit të huaj të Hollywood, Lorenzo Soria, bëri një lajmërim këtë të enjte duke zbuluar se për herë të parë një treshe do të marrë titullin.

Lajmi u bë i ditur në një festë në Hollywood të organizuar nga HFPA dhe InStyle, e prezantuar nga FIJI Water.

Sophia Stallone tha në event: “Në emrin tim dhe të motrave të mia, ne i jemi shumë mirënjohëse Lorenzos dhe Shoqatës së Shtypit të Huaj në Hollywood që na kurorëzoi Miss Golden Globe 2017 dhe do donim të falenderonim prindërit tonë për këtë mundësi fantastike dhe jemi shumë të entuziazmuara për të filluar”.

Ndërkohë që babai i tyre çoi në shtëpi çmimin për aktorin dytësor më të mirë të Golden Globe për rolin e tij më ikonik në Creed vitin e kaluar, dyshja vodhi vëmendjen në tapetin e kuq me bukurinë e tyre.

3a4096d600000578-3926132-proud_we_re_thrilled_to_not_only_be_part_of_the_golden_globe_tra-m-15_1478839536842