Vajza kërkon ndihmë: Më gjeni djalin që më la shtatzënë në pushime (Video)

Një kërkesë e çuditshme drejtuar gjithë botës është bërë nga një turiste e cila gjatë takimit me një djalë, ajo mbeti shtatzënë.

Fun

01/09/2015 14:50

Natalie Amyot ka postuar një rrëfim prekës dhe lutës në Facebook në përpjekje që të gjejë babain e fëmijës së saj të pa lindur.

Fjalimi i saj ka marr gjithë vëmendjen e mijëra njerëzve në gjithë globin, shkruan TheSun.  Në këtë rrëfim ajo e përshkruan se si është takuar me djalin në të cilin ajo u dashurua në shikim të parë.

Çifti ishte takuar në natën e fundit të pushimeve të tyre në Mooloolaba të Australisë, transmeton lajmi.net.

Ata përjetuan momentet e fundit së basku, teksa Natalie u kthye për në Francë.

“Takova një djalë shumë të këndshëm dhe rashë në dashuri me të në shikim të parë. Mëngjesin e së nesërmes unë fluturova për në Paris dhe humba telefonin së bashku me numrin e tij në të. E gjashtë javë më vonë kuptova se kam mbetur shtatzënë”, tha ajo./lajmi.net

YouTube player