Vajza e Ismail Kadares, propozohet për ambasadore në OKB

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka propozuar si ambasadore të Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, vajzën e shkrimtarit, Ismail Kadare, Besiana Kadarenë.

Lajme

02/04/2016 10:34

Ndërkohë që një propozim tjetër për ambasador është edhe ai i drejtorit të Kabinetit të ministres së Mbrojtjes, Gjergj Teneqexhiun, si ambasador në Japoni.

Dy kandidaturat janë dorëzuar në Parlament dhe do t’i nënshtrohen procesit të seancave dëgjimore në Komisionin e Politikës së Jashtme. Besiana Kadare u lirua disa ditë më parë nga Presidenti Nishani me kërkesë të ministrit Bushati nga posti i ambasadores në UNESCO. Ndërkohë që ajo është ripropozuar që të jetë drejtuesja te Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.  Në këtë mision është ende në detyrë Ferid Hoxha, i cili është emëruar gjatë qeverisjes së PD­së.