Vajza 3 vjeçare zgjohet në funeralin e saj (Video)

Një vajzë 3 vjeçare nga Filipinet e cile mendohej se kishte vdekur, është zgjuar duke e përgatitur për funeralin e saj.

Fun

16/07/2014 15:02

Sipas raportimeve, një familje nga Filipinet po përgatiteshin për varrimin e vajzës së tyre 3 vjeçare kur u goditën nga një befasi definitivisht e papritur – ajo ishte gjallë.

Vajza është konstatuar klinikisht e vdekur, por gjatë funeralit të saj në kishë ajo u zgjua, tregon policia.

Ata tregojnë se vajza ka përjetuar grip shumë të keq për ditë të tëra dhe është sjellur në klinikën e qytetit në Aurora.

‘Gjatë asaj kohe, personeli i klinilës dhe psikiatri kanë konfirmuar se vajza e vogës nuk kishte më puls dhe klinikisht ka vdekur në orën 9 të mëngjesit të shtunën’, ka raportuar shefi i policisë.

Sidoqoftë, të dielën kur ësht mbajtur funerali, të pranishmit kanë parë kokën e saj të lëvizë. Kjo i ka bërë të afërmit të kontrollojnë dhe kanë vërtetuar se vajza ka puls dhe është gjallë.