Ushtari shqiptar që emigroi në SHBA, në fillim të shekullit XX (Foto)

Ishulli Elis,(Ellis Island) afër Manhattan në New York, ka shërbyer si porta hyrëse e mbi 12 milionë emigrantëve që erdhën nga e gjithë bota në kërkim të ëndrrës amerikane. Në këtë ishull ishte qendra e emigracionit dhe të gjithë që erdhën të kërkojnë një të ardhme më të mirë në Amerikë nga 1892 në 1954 kanë kaluar nëpër dyert e zyrave të Ellis Island.

Fun

22/02/2016 18:14

Televizioni CBS ka publikuar në faqen online një koleksion fotografish të njerëzve nga kultura dhe kombësi të ndryshme që erdhën në botën e re gjatë viteve 1902-1913, transmeton lajmi.net

Fotografitë janë marrë nga koleksioni i William Williams, Komisioner i Emigracionit në Ellis Island nga 1902-1905 dhe 1909-1913, foto që janë skanuar dhe vetëm kohët e fundit janë digjitalizuar dhe janë në dispozicion të publikut nga Biblioteka Publike e New York-ut.

Fotot-Portret të personave janë marrë nga Augustus Sherman ndërsa fotot e Ellis Island janë marrë nga Edwin Levick.

Përshkrimet e këtyre dy fotografive janë:

“Portret i një gruaje nga Guadelupa” , ndërsa tjetra:

“Foto e një ushtari shqiptar” fotografuar nga Sherman, i cili ka punuar si shefi i Regjistrit në Ellis Island deri në vitin 1917. /lajmi.net