Ushqimet ilaçe: Hudhra parandalon kancerin në fyt, shpargu parandalon atë të lëkurës

Studimet kineze tregojnë se përgjysmohet rreziku i kancerit tek ata që përdorin hudhrën.

Lifestyle

16/07/2016 18:56

Hudhra është e njohur nga grekët dhe egjiptianët e lashtë si ushqimi më i mirë kurues.

Hudhra mund të luftojë një sërë infeksionesh bakteriale, virale, etj. Shumë studime konfirmojnë gjithashtu se hudhra ul nivelin e kolesterolit në gjak. Ngrënia e 1-2 thelpinjve hudhër në ditë ul kolesterolin 10%. Gjithashtu studime të ndryshme tregojnë se hudhra ndihmon hapjen, zgjerimin e enëve të gjakut dhe ul rrezikun e formimit të mpikjes së gjakut, që mund të çojë në atak zemre. Hudhra ul gjithashtu tensionin e lartë të gjakut.

Studimet kineze tregojnë se përgjysmohet rreziku i kancerit tek ata që përdorin hudhrën.

Shpargu

Asparagu është një bimë që ka veti të mëdha për shëndetin. Prania e lartë e vlerave ushqyese si vitamina K, A B, C folate, po ashtu edhe flavonoide, kuercetinë, rutin, etj, e bëjnë këtë bimë një thesar për shëndetin.

Gjithashtu ai përmban shumë antioksidantë përfshi vitaminën C, beta-carotene, vitaminën E, dhe minderalet si zink, selenium etj .

Vetitë që i gjejmë tek kjo bimë janë më të mirat për të gjithë ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2 dhe problemet me zemrën.

Një nga perimet “top” për tretjen

Asparagu ka veti tepër të mëdha për tretjen pasi ai përmban inulinë, e cila përdoret për të përmirësuar tretjen dhe është e përshtatshme për reduktimin e gazrave në zorrë. Gjithashtu inulina ndihmon për diabetikët, pasi prodhon shumë karbohidrate në mënyrë të pavarur nga insulina.

Këtë përmbajtje e gjejmë edhe tek karçofi.

Asparagu është i pasur edhe me fibra dhe proteina, të cilat ndihmojnë për stabilizimin e tretjes.

I mirë për shëndetin e zemrës dhe rregullimin e sheqerit në gjak

Nga studimet ka rezultuar se asparagusi redukton rrezikun e prekjes nga sëmundjet koronare si dhe parandalon diabetin e tipit 2.

Përmbajtja e vitaminës B e bën këtë perime një burim të shkëlqyer të acidit folik, vitaminës B1, B2, B3 dhe B6. Ai përmabn gjithashtu biotinë, dhe acid pantothenic. Grupi i vitaminave B luan një rol të rëndësishëm në metabolizmine sheqerit dhe brumërave, të cilat janë të rrezikshme për diabetin.

Perime anti-kanceroze

Për shkak të përmbajtjes së fortë anti- inflamatore dhe antioksidante asparagu redukton rrezikun e prekjes nga kanceri. Janë kryer shumë studime tek minjtë dhe ka rezultuar se asparagu sjell përfitime kundër-kancerit. Për këtë organizatat shëndetësore e rekomandojnë asparagun si një perime që duhet të konsumohet çdo ditë.

Këshilla si ta përgatisim:

Asparagu nuk ka nevojë që t’i hiqet lëkura, sidomos kur është i hollë. Lajeni me ujë të bollshëm për të larguar të gjitha papastërtitë. Më pas priteni pjesën fundore të panevojshme të asparagut dhe vendoseni në avull. Mirë është ta gatuani atë si një të tërë dhe nëse dëshironi ta prisni në pjesë më të vogla bëjeni këtë pas gatimit.

Vetitë që i gjejmë tek kjo bimë janë më të mirat për të gjithë ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2 dhe problemet me zemrën.

Shkencëtarët në Azi theksojnë se rastet e kancerit të gjirit dhe të prostatës janë në nivele tejet të ulëta në vendet aziatike në krahasim me vendet perëndimore, dhe ata ia atribuojnë këtë fakt dietës.

Një tjetër studim tregoi se femrat në SHBA që konsumojnë ushqime me bazë soje kanë 50% më pak shanse për t’u prekur nga kanceri i gjirit. Për këtë shumë shkencëtarë në perëndim vendosën se ka ardhur momenti ta studiojnë këtë fenomen.

Deri tani, është arritur në përfundime se fasulet e sojës përmbajnë të paktën 5 substanca të njohura kundërkanceroze. Për më tepër, kokrrat e sojës përmbajnë më shumë vitaminë B se çdo ushqim tjetër bimor – më shumë sesa duhet për nevojat e përditshme dhe janë të pasura me vitamina A dhe D.