‘United ka humbur identitetin’

Ish asistent menaxheri, Mike Phelan ka thënë se Manchester United tashmë ka humbur identitetin e tij, pas afatit kalimtar veror.

Sport

02/09/2014 21:03

Gjatë kësaj vere te United kanë ardhur disa lojtarë me emra të mëdhenj dhe për një shumë tejet të madhe parash, gjë që ka bërë që United të humb ’emrin’, gjithnjë sipas Mike Phelan.

“Ata ndoshta pak kanë humbur identitetin e tyre”.

“Danny Welbeck ka qenë pjesë e identitetit të Manchesterit, i cili tashmë është thyer. Çfarë do të ndodhë në të ardhmen askush nuk e di, mirëpo tashmë ata kanë humbur emrin e tyre”.

“Ndoshta tani është një fillim i gjërave të reja te kjo skuadër”, tha Phelan për BBC.