United e ‘shkel’ Liverpoolin (Video)

Manchester United ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Liverpoolit me rezultat 3-0, edhe pse skuadra e drejtuar nga Brendan Rodgers zhvilloi një lojë të mirë dhe me raste të mira për shënim.

Sport

14/12/2014 16:19

Në minutën e 12’ pas një kundërsulmi të mirë, Rooney shënon për të kaluar skuadrën e tij në epërsi. Në minutën e 40’ Juan Mata shënon nga një pozitë e dyshimtë për të dyfishuar epërsinë e skuadrës së tij.

Pjesa e dytë filloi me intensitet të lartë, me një Liverpool që ishte më kërcënues, sidomos me Mario Balotellin.

Sidoqoftë, në minutën e 71’ pas një kundërsulmi perfekte dhe falë një gabimi amatoreks nga portieri i Liverpoolit, Van Persie shënon për 3-0.

Me këtë fitore, skuadra e drejtuar nga Van Gaal është në kuotën e 31 pikëve, tetë më pak se lideri Chelsea, teksa Liverpooli ka mbetur në kuotën e 21 pikëve.

Video