Umtiti: Ishim sikur kafshë në fushë

"E bëmë këtë punë, ishim të bashkuar, ishim 11 “kafshë” në fushë, madje edhe ata që u futën si zëvendësues dhe është me këtë mentalitet që do të fitojmë. Është e vërtetë që ai gol është çmenduri”.

Sport

10/07/2018 23:49

Samuel Umtiti u shpreh shumë i lumtur me kualifikimin e Francës në finale.

Ai tha që bashkë me shokë, ishin sikur 11 kafshë në fushë, përcjellë “Lajmi.net”.

“E bëmë të gjithë punën bashkë. Është e vërtetë që unë jam ai që shënoi këtë gol, por gjatë të gjithë ndeshjes, ne mbrojtëm shumë mirë të gjithë bashkë, bëmë të gjitha përpjekjet bashkë, dhe u shpërblyem me këtë vend në finale”, deklaroi Umtiti.

“E bëmë këtë punë, ishim të bashkuar, ishim 11 “kafshë” në fushë, madje edhe ata që u futën si zëvendësues dhe është me këtë mentalitet që do të fitojmë. Është e vërtetë që ai gol është çmenduri”.

“Më parë qëndroja në mes të fushës, ndërsa disa javë më parë, duke parë ndeshjet e mia të mëparshme vendosa të shkoja për shtyllën e parë, ose në të dytën dhe ajo iniciativë shpërbelu sot”.

“Nuk e kuptojmë ende, por e dimë se po bëjmë diçka të madhe. Ka ende një ndeshje që të bëjmë gjënë gjigante. Do të bëjmë gjithçka për të fituar këtë kompeticion”, shtoi ai. /Lajmi.net/