Umtiti alarmon Barcelonën, shikoni çfarë ka bërë në një emision televiziv

Umtiti po e mendon largimin drejt Unitedit.

Sport

26/03/2018 10:05

Samuel Umtiti ka frikësuar Barcelonën.

Mbrojtësi po e konsideron edhe seriozisht kalimin te Manchester United, përcjellë “Lajmi.net”.

I ftuar në emisionin “Telefoot” të kanalit francez TF1, Umtiti nuk ka pranuar të flasë për të ardhmen.

Pasi u pyet se a do të rinovojë me Barcën apo do të nënshkruajë me Unitedin, Umtiti u përgjigj me opsionin “Joker”, që do të thotë “Nuk e di”.

Ndryshe, Umtiti ka kontratë me Barcelonën deri më 2021. /Lajmi.net/