Ujkani kërkon respekt dhe kujdes ndaj Maltës

Samir Ujkani ka kërkuar vëmendjen e plotë të lojtarëve të Kosovës në sfidën ndaj Maltës.

Sport

11/10/2018 08:22

Përfaqësuesja e Kosovës sot në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ takohet me Maltën në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë në Ligën e Kombeve.

Kapiten Ujkani, që në konferencë për shtyp u paraqit me trajnerin Bernard Challandes, ka thënë se Malta do të kërkojë të marrë një pikë në Kosovë, siç ka bërë në Azerbajxhan.

“Besoj që Malta vjen këtu me marrë pikë siç ia ka bërë me Azerbajxhanin, duhet me pas kujdes. E dimë që jemi duke luajtur kundër një ekipi me shumë eksperiencë, mosha e tyre është më e lartë se e jona. Duhet me pas respekt e kujdes”, ka deklaruar Ujkani.

Ai është pyetur edhe për ecurinë e tij në ndeshjet e fundit dhe mospranimin e golave nga kundërshtarët në pesë ndeshjet e fundit.

“Qëllimi im është gjithmonë mos me pranu gol. Shpresoj që do të vazhdoj kështu. Me rëndësi është me dhënë një gol më shumë se kundërshtari”, ka përfunduar Ujkani./Lajmi.net/