Ujkani flet pas seancës së parë stërvitore

Kapiteni i përfaqësuesës së Kosovës, Samir Ujkani, ka folur disa fjalë pas seancës së parë stërvitore, para ndeshjes me Maltën.

Sport

08/10/2018 21:20

Gardiani i portës së “Dardanëve” është ndarë i kënaqur me seancën e parë dhe ka bërë thirrje të qendrojnë serioz në prag të sfidës, përcjell lajmi.net.

“Ishte një stërvitje e mirë dhe ne do të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë dhe me intensitet më të lartë duke marrë parasysh se kemi vetë tri ditë para ndeshjes kundër Maltës. Edhe pse jemi favoritë ne duhet të i qasemi ndeshjes me seriozitetin më të madh. Besoj shumë ne rezultat të mire” ishin fjalët e kapitenit.

Ujkani ka qenë i pa zëvendësueshëm në portë, në sfidat e kaluara të Kosovës. /Lajmi.net/