U shfaqën imazhet e para nga Chromebook i ri nga Google

Google do të lançojë produkte të reja në fillim të tetorit. Midis tyre duhet të jenë dy pajisje të reja Chromebook.

Auto & Tek

20/09/2018 23:51

Thashethemet kanë qarkulluar në internet mjaft kohë që Google së shpejti do të prezantojë dy Chromebooks të rinj . Tani, imazhet kanë shfaqur edhe një herë duke treguar një Chromebook që funksionon nën emrin e kodit Nocturne, transmeton lajmi.net.

Siç është raportuar, fotografitë tregojnë Chromebook me një tastierë të lëvizshme Brydge . Kështu Nocturne mund të përdoret si si një tabletë konvencionale dhe si një laptop klasik.

Në skajin e sipërm anësor të ekranit, mund të shihet një prerje e vogël. Sipas informatave nga rrjedhjet e mëparshme , kjo prerje duhet të jetë sensori i gjurmëve të gishtave. Përveç kësaj, tabletët Chromebook duhet të kenë dy porte USB-C . Një vend i kartës SD, që nuk është i dukshëm në foto.

Përveç Nocturne , një tjetër Google Chromebook do të zbulohet në fillim të tetorit. /Lajmi.net/