U realizua ëndrra e Gareth Bale

Gareth Bale thotë se iu realizua një ëndërr, pasi e fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve me Real Madridin. Mesfushori uellsian thotë se Los Blancos e merituan këtë trofe prestigjioz.

Sport

25/05/2014 11:07

Gareth Bale thotë se triumfi i Real Madridit në Ligën e Kampionëve ishte një ëndërr që u bë realitet, pas fitores 4:1 ndaj Atletico Madrid në Estadio da Luz.

Reali ishte në disavantazh me golin e hershëm të Diego Godin, por u kthye në minutën e fundit falë golit të Sergio Ramos, ndërsa në lojën shtesë e siguroi fitoren me golat e Gareth Bale, Marcelo dhe Cristiano Ronaldo.

“Kjo është ëndërr e çdo futbollisti, ta fitojë Ligën e Kampionëve. Nuk ka diçka më të madhe në futbollin për klube”, deklaroi fillimisht ish futbollisti i Tottenhamit për Sky Sports.

Bale shton se nuk kishte asnjëherë dyshim se Los Blancos do të arrinin te fitorja, përkundër faktit se Godin e kaloi ekipin e Diego Simeones në avantazh përkohësisht.

“Ne luajtëm kundër Atleticos katër herë këtë sezon dhe çdo ndeshje është mjaft e afërt dhe mjaft e vështirë”.

“Kur e shënuan ata golin, ishte e vështirë t’u shënonim. Për fat të mirë, ne e menaxhuam mirë situatën dhe shënuam në kohën shtesë dhe kjo na dha ne motiv”.

“Ne e shfaqëm formën e mirë gjatë tërë sezonit. Kur e bëjmë lojën tonë, ne i fitojmë ndeshjet dhe ne vetëm po sulmonim. Ne besonim të gjithë se do të fitonim në këtë mënyrë”.

“Ishte një ndjenjë e jashtëzakonshme ta ngrisja trofeun lartë. Ju nuk mund ta përshkruani këtë. Do të mbetet në kujtesën e të gjithëve dhe do të jetë e madhe ta shohim këtë në vitet e ardhshme”, përfundoi ai.