Twitter sjellë një risi në iPhone

Sistemi analitik i Twitter tani është bërë i gatshëm edhe për iPhone. Analitika e Twitter tregon skema të analizave që lidhen me cicërimat e preferuara, më të shikuara dhe më të ri-cicëruara.

Auto & Tek

24/12/2014 17:24

Pra, edhe nëse një cicërimë e juaja nuk është ri-cicëruar 1,000 herë, ju do të jeni në gjendje që ta shihni atë nëse njerëzit janë ende duke bashkëvepruar me postimin.

Karakteristika e re u lansua për iPhone të hënën. Për të pasur qasje në analitikat e Twitter në një iPhone, përdoruesit mund ta klikojnë njërin nga cicërimet e tyre, dhe më pas ta shtypin butonin “View Tweet Activity” (Shiko aktivitetin e cicërimës) nën postim, transmeton Lajmi.net.

Pas kësaj, faqja e analitikave do të shfaqet dhe do të ju ofrojë çdo gjë që është tashmë e gatshme në versionet desktop.

Ja se si duket kjo veçori në iPhone: