Turpërohet Liverpooli, barazon United (Video)

Liverpooli ka pësuar humbje turpëruese në udhëtim te Stoke City me rezultat 6-1, teksa Manchester United ka barazuar pa gola në udhëtim te Hull City.

Sport

24/05/2015 17:55

Golat për skuadrën e Stoke Cityt u shënuan nga Diouf 22’ 26’ Walters 30’ Adam 41’ N’Zonzi 45’ dhe Crouch 86’, ndërsa golin e vetëm për Liverpoolin e shënoi Steven Gerrard në minutën e 70’.

Manchester United në anën tjetër nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim pa gola në udhëtim te Hull City.

Me këtë fitore, Stoke është në vendin e nëntë me 54 pikë, teksa Liverpooli në vendin e gjashtë me 62 pikë. Hull City është në vendin e 18 me 35 pikë, teksa Manchester United në vendin e katërt me 70 pikë.

YouTube player