Tualeti në Sochi

Pas shpenzimit të rreth 30 milionë funtesh në infrastrukturë, çdo cent është duke u monitoruar para fillimit të Lojërave Olimpike dimërore, Sochi 2014. Andaj, nuk është befasi që shumëkush u befasua kur gazetarët vëzhguan zhveshtoret në qendrën e biatlonit, dhe zbuluan dy guaca në një kabinë të tualetit. Pamja e çuditshme u vërejt fillimisht nga…

Sport

21/01/2014 10:24

Pas shpenzimit të rreth 30 milionë funtesh në infrastrukturë, çdo cent është duke u monitoruar para fillimit të Lojërave Olimpike dimërore, Sochi 2014.

Andaj, nuk është befasi që shumëkush u befasua kur gazetarët vëzhguan zhveshtoret në qendrën e biatlonit, dhe zbuluan dy guaca në një kabinë të tualetit.

Pamja e çuditshme u vërejt fillimisht nga gazetari i BBC’s, Steve Rosenberg i cili e publikoi lajmin nëpërmjet fotografive në rrjetin social Twitter. Ai është dashur të mohoj disa herë me radhë se nuk bëhet fjalë për fotomontazh.

Derisa është gjithmonë e mirë që t’i njihni kundërshtarët pak më mirë, kjo është diçka e tepërt për një organizim që është kritikuar ashpër për shpenzime të mëdha. Oops.