Tronditet Barcelona, Messit dhe Neymarit u ndalohet hyrja në Britani të Madhe?

Dy lojtarëve më të rëndësishëm te Barcelonës, Neymar dhe Lionel Messit, mund t’u ndalohet hyrja në Britani të Madhe.

Sport

28/02/2017 18:04

Kështu ka deklaruar presidenti i ri i UEFA-s, Aleksander Ceferein, gjatë një interviste për ‘New York Times’, përcjell lajmi.net.

Ai ka thënë se pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, personave që kanë probleme me ligjin mund t’u ndalohet hyrja në këtë vend, dhe Messi me Neymar, kanë raste të pa përfunduara me gjykatat spanjolle.

Çështja që ka ngritur presidenti i UEFA-s, është se çfarë do të ndodh nëse Barcelona arrin të kualifikohet deri në finale të Ligës së Kampionëve, e cila zhvillohet në Cardiff, dhe këtyre dy futbollistëve u ndalohet hyrja në Britani./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6