Tri traversa për tre sekonda

Tre është numri magjik për skuadrën nga Katari, Lekhwiya, që arriti të qëllojë tre herë traversën brenda tre sekondash, në duelin kundër Guangzhou Evergrande në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve të Azisë. Goditja e parë e një futbollisti të Lekhiwyas u devijua dhe përfundoi në traversë. Mirëpo, dy bashkëlojtarë të tij, njësi pas…

Sport

21/09/2013 12:45

Tre është numri magjik për skuadrën nga Katari, Lekhwiya, që arriti të qëllojë tre herë traversën brenda tre sekondash, në duelin kundër Guangzhou Evergrande në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve të Azisë.

Goditja e parë e një futbollisti të Lekhiwyas u devijua dhe përfundoi në traversë.

Mirëpo, dy bashkëlojtarë të tij, njësi pas tjetrit tentuan të realizojnë me kokë por bilanci ishte i njëjtë, traversa ua mohoi golin.

Një rast i këtillë rrallë herë shihet në fushat e futbollit andaj shikojeni mirë dhe mbajeni mend gjatë sepse sigurt nuk do ta shihni sërish aq lehtë.