Tri arsyet pse Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madrid

Cristiano Ronaldo ka tri arsye pse dëshiron të largohet nga Real Madrid.

Sport

15/11/2017 11:17

Agjencia Shtetërore Tatimore e Spanjës

Sulmuesi gjithmonë është ndier i përndjekur pa fakte nga autoritetet, me agjencinë shtetërore tatimore duke u fshehur vazhdimisht nga prapa. Në fakt, kjo besohet të jetë arsyeja kryesore pse ai dëshiron ta lërë La Ligën, transmeton Express.

Krahasimi i vazhdueshëm me Messin… dhe Neyamrin

Largimi i brazilianit drejt PSG-së do të thotë se Ronaldo tash duhet të garojë me më shumë se një yll në Evropë. Aryeja për zemërimin e tij është kryesisht financiar: paga prej 35 milionë euro e Neymar dhe kontrata e re e Messit me 40 milionë euro në vit ia turpëron pagën e tij vjetore në Real Madrid në vlerë prej 21 milionë euro në vit.

Thashethemet Mbappe dhe Neymar

Afera flirtuese e Real Madridit me Kylian Mbappe verën që lamë pas e ka shqetësuar yllin portugez. Ardhja e një të riu të talentuar në skuadrën e Zidane do të mundë të sinjalizojë dorëzimin e fronit të tij në Madrid. Mediat spanjolle sugjeruan se 32-vjeçar ka bërë kërkesë për transfer, por gjiganti i La Ligës e ka bindur të qëndrojë, përcjell Express.

Me shkrimet se Neymar do të kalojë në Real Madrid për një shumë rekorde, Ronaldo është duke e jetuar makthin e verës së kaluar. Ronaldo është i lumtur që është mbreti në “Bernabeu”, por ai nuk do të qëndrojë duarkryq dhe të shikojë teksa froni i merret, jo pa hequr dorë vetë.