Treni i parë ‘i ngritur në ajër’ i Japonisë kapë 500kmh në testimin e parë publik

Një grup i zgjedhur i udhëtarëve përjetuan trenin e parë ‘të ngritur në ajër’ të Japonisë, i cili arriti një shpejtësi prej 500kmh në testin e tij të parë publik.

Auto & Tek

16/11/2014 13:26

Anëtarët e posaçëm të ftuar në trenin ultra të shpejtë udhëtuan për herë të parë në Tsaru, Yamanashi.

Treni, i cili është krijuar për të udhëtuar në mes Tokios dhe Nagoya-së, arriti 500kmh shpejtësi për t’i kënaqur pasagjerët në bord, transmeton Lajmi.net.

Kompania Qendrore e Hekurudhave në Japoni është duke bërë tetë ditë testim për trenin e ri eksperimental maglev Shinkansen.

Maglev – një shkurtesë për ngritje magnetike në ajër – mbështetet në magnet në vend të rrotave dhe kërkon më pak mirëmbajtje dhe është më pak i prekur nga moti, transmeton Lajmi.net.

Ky tren, sidoçoftë, është shumë i shtrenjtë për tu ndërtuar, i cili ka bërë që disa kundërshtarë në Japoni t’i akuzojnë për shpenzimet e shumta.

Videon nga ky udhëtim mund ta shihni më poshtë: