Tregtia e fildishit, Kina shpëton elefantët

Kina lajmëroi ndalimin e plotë të tregtisë së fildishit dhe aktiviteteve përpunuese deri në fund të vitit 2017. Grupet që mbrojnë kafshët e konsideruan vendimin e Pekinit historik, dhe pikë kthese për të ardhmen e elefantëve.

Bota

01/01/2017 08:05

Vendimi i Kinës pason rezolutën e Konventës për Tregtinë ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuara, që u zhvillua në tetor në Afrikën e Jugut. Kina i habit të gjithë me mbështetjen e rezolutës për mbrojtjen e elefantëve, madje njoftoi se ajo nuk ishte e ashpër mjaftueshëm, arsye për të cilën mori masa të mëtejshme.

Vendimi i Kinës ka rëndësi thelbësore, sepse superfuqia aziatike është tregu më i madh i fildishit në botë dhe llogaritet se 70% e sasisë globale përfundon atje.

Autoritetet në Pekin thanë se përpunimi dhe shitja e fildishit në Kinë do të ndalet më 31 mars dhe deri në fund të vitit 2017 do t’i jepet fund këtij tregu, duke ?regjistruar të gjithë tregtarët e ligjshëm.

Organizatat për mbrojtjen e kafshëve thanë se Kina, praktiksiht po shpëton elefantët nga shfarosja, duke mbyllur në mënyrë kaq agresive tregun më të madh në botë të fildishit, një dhuratë mjaft e bukur dhe e papritur e fundvitit për faunën e planetit.