Tre të vdekur nga protestat e dhunshme në Venezuelë

Miliona venezuelianë janë bashkuar në një protestë të përgjithshme të thirrur nga opozita, ndërsa presioni ndaj presidentit Nicolás Maduro për të anulluar zgjedhjet për një asamble të re sa vjen dhe rritet.

Lajme

21/07/2017 07:52

 

Nga përleshjet mes policisë dhe protestuesve u vranë të paktën tre persona, njëri në periferi të kryeqytetut Caracas dhe dy të tjerë në qytetin verior të Valencias,  ndërsa më shumë se 300 të tjerë thuhet se u arrestuan, shkruan BBC.

Nga ana e tij Presidenti Maduro tha se protesta  ishte minimale dhe se liderët e saj do të arrestoheshin.

Protestuesit bllokaun rrugët në kryeqytetin Caracas dhe qytete të tjera, me mbeturina dhe mobilje. Opozita tha se 85% e vendit iu bashkuan protestës të thirrur prej saj.

Por në zonat pro-qeveritare të kryeqytetit, jeta vazhdoi si zakonisht, me dyqane të hapura dhe rrugët të populluara.

Në disa qytete, policia përdori  gaz lotsjellës ndërsa u përleshën me protestuesit.

Që nga prilli, kur protestat e opozitës janë intensifikuar, pothuajse 100 vetë kanë vdekur në të gjithë vendin.