Tre faktorë janë shkaktarë për menstruacione të çrregullta, por që mund t’i eliminoni

A e keni ditur që shprehitë e përditshme dukshëm ndikojnë në organizmin tonë dhe mund të shkaktojnë ndryshime të mëdha të cilat kanë të bëjnë me menstruacionet?

Lifestyle

25/09/2017 08:41

Këta janë vetëm disa nga faktorët të cilët mund të çrregullojnë ciklin menstrual.

Stresi

Në vonesën e menstruacioneve mund të ndikojnë ngjarjet traumatizuese si p.sh. vdekja apo sëmundja e personit të dashur, ndarja nga partneri, shpërngulja apo humbja e punës. Të gjitha këto janë situata të cilat vrullshëm dhe dukshëm ngrenë nivelin e stresit. Kur psikikisht të arrini të merrni veten, edhe cikli do t’ju kthehet në normale.

Stresi ndikon në pjesën e trurit e cila quhet hipotalamus dhe e cila rregullon hormonet në trup, midis tjerash edhe ciklin menstrual, i cili atëherë mund të bëhet i parregullt, ndërkaq rrjedhja e gjakut të jetë më e madhe apo shumë e dobët, transmeton Telegrafi.

Udhëtimet

Udhëtime e gjata, posaçërisht ato në destinacione të gjata dukshëm ndikojnë në organizmin tonë. Pagjumësia, nervozizmi dhe lodhja janë vetëm disa nga simptomat e të ashtuquajturit Jet Lag – çrregullim afatshkurtër i shkaktuar nga udhëtimi nëpër zona të ndryshme kohore.

Ndryshimet e këtilla mund të ndikojnë edhe në ciklin menstrual i cili mund të jetë i shkurtër apo i gjatë. Mirëpo nuk duhet të brengoseni, çdo gjë do të duhej të normalizohej pas dy deri tri ditë të ciklit.

Gjumë i pamjaftueshëm

Për të funksionuar normalisht trupit tonë i nevojitet pushim adekuat madje edhe gjumi. Nga ana tjetër, gjumi shumë i pakët mund të shkaktojë ndryshime të shumta negative në organizëm siç janë rënia e imunitetit, nervozizmi, lodhja dhe molisja, apo të çojë edhe në çrregullim të ciklit menstrual.

Është konstatuar se trupit të njeriut i nevojiten 7 deri në 9 orë gjumë, prandaj është e nevojshme të ndryshohet rutina ditore dhe t’i jepet trupit kohë të mjaftueshme për të pushuar. /Lajmi.net/