Trashëgojnë garazhin nga daja, ja çfarë gjetën brenda tij (FOTO)

Daja i tyre ishte një person ekscentrik, i cili kishte zgjedhur që pas vdekjes pjesë të trashëgimisë së tij të ishin dhe nipi me mbesën.

Fun

19/04/2016 17:04

Në vitin 2009, nipërit u njoftuan se ishin pjesë e testamentit, të dajës së tyre ku mësuan se ai u kishte lënë një garazh të vjetër të mbuluar nga pluhuri që në pamje të parë dukej e pavlerë.

Por kur e hapën atë brenda tij gjendej diçka për të cilën ishin dëgjuar vetëm thashetheme, një Bugatti Type 57S Atalante, vlera e së cilit në treg sot llogaritet të jetë 8.5 milion dollarë.

Makina ishte blerë ne vitin 1955 nga daja Dr. Harold Carr i cili e mbylli atë në garazhe pasi i skadoi regjistrimi në vitin 1960 ku që nga ajo kohë ka qëndruar e mbyllur. Bugatti u shit në ankand publik për 4 milion dollarë të cilat u ndanë ndërmjet nipit dhe mbesës së Dr. Carr. /albeu.com/

238707 238708 238709