Transferim i çmendur, 85 milionë euro

Bayern Munich është i gatshëm të bëjë një “çmenduri” për transferimin e mesfushorit të Manchester Unitedit, Angel Di Maria.

Sport

07/07/2015 11:00

Bayern Munich është i gatshëm të paraqes një ofertë të jashtëzakonshme për transferimin e mesfushorit të Manchester Unitedit, Angel Di Maria.

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, trajneri Pep Guardiola dëshiron yllin argjentinas.

Po ashtu, Bayern thuhet se është i gatshëm të ofrojë Arjen Robbenin ose Thomas Mullerin në Manchester United.

Në total, vlera e transferimit do të arrinte shifrën prej 85 milionë euro.