Trajneri serb pesimist për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Trajneri serb i cili aktualisht është në krye të skuadrës së Novi Pazarit, Milorad Kosanovic është shprehur tejet skeptik për ndeshjen e ardhshme ndaj Shqipërisë, duke thënë se serbët nuk kanë kualitete të mjaftueshme.

Sport

12/10/2014 19:29

Ndeshja e fundit e Serbisë ndaj Armenisë nuk e ka kënaqur trajnerin e njohur, Kosanovic i cili ka vazhduar duke thënë se ndaj Shqipërisë, Serbia nuk ka shumë gjasa për fitore.

“Mendoj se të gjithë në Serbi e kanë pasur vështirë ta shikojnë ndeshjen kundër Armenisë, e cila nuk ishte fare e mirë nga ana jonë. Skuadra jonë ska principe të futbollit modern”.

“Unë mendoj se ne në këtë takim kemi fituar atë që kemi dashur, e cila është asgjëja. Nuk jam kundër trajnerit Advocaat”.

“Një pikë e fituar ndaj Armenisë është shumë pak për ne dhe nuk na jep shpresa të mëdha për ndeshjen kundër Shqipërisë”, përfundoi Kasanovic, deklaratën e tij për Sport.