Trajneri i njohur nga Kosova bëhet selektor i Kombëtares shqiptare (FOTO)

Në tavolinën e presidentit të FSHF-së, Aramand Duka ka shkuar edhe emri i ish trajnerit të disa ekipeve kosovare, Bylbyl Sokoli.

Sport

29/10/2016 11:12

Bylbyl Sokoli, një nga trajnerët më të suksesshëm në Kosovë, është një nga alternativat për të marrë drejtimin e Shqipërisë U21.

Sport Ekspres shkruan se në tavolinën e presidentit të FSHF-së, Aramand Duka ka shkuar edhe emri i ish trajnerit të disa ekipeve kosovare, e siç dihet, zgjedhja e pasuesit të Redi Jupit është eksluzivitet i numrit një të federatës.

Sokoli, veçse një trajner me cilësi, është shfaqur shpesh në media duke insistuar me të madhe se duhet të ketë vetëm një Kombëtare, madje është shprehur se ideja e krijimit të kombit kosovar është diçka artificiale, dhe se një ekip Kombëtar është shumë më i fortë.

Vite më parë ai është vlerësuar edhe nga Tifozat Kuq e Zi me çmimin “O sa mirë me qenë shqiptar” për frymën e përçuar për krijimin e një Lige të përbashkët dhe një Kombëtareje mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.